Kosova dhe Serbia janë pajtuar për deklaratën e të pagjeturve, e cila pritet të miratohet në takimin e radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Për këtë pati reaguar kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, duke thënë se zbatimi i planit franko-gjerman për Kosovën me nënshkrimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur me dhunë dhe detyrim gjatë Luftës së vitit 1999, Serbisë mund t’i kushtojë qindra milionë, dhe madje edhe miliarda euro në të ardhmen.
Gzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se nëse pjesë e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë janë edhe personat e zhdukur, duhet të parashihen dispozita specifike mbi atë se cilat janë obligimet e palëve, ku supozohet se Kosova përmes mekanizmave të brendshëm do të rregullonte kompensimin e secilit person.
Tutje njohësi i drejtësisë thotë në rast se Serbia pranon kompensim, atëherë i bie se Serbia pranon përgjegjësin për të zhdukurit, e që sipas tij ende nuk dihet sa mund të ndodh kjo gjë.
“Por, nëse pjesë e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë janë edhe personat e zhdukur, atëherë në marrëveshje duhet të parashihen dispozita specifike mbi atë se cilat janë obligimet e palëve. Në këtë situatë, nëse Serbia pranon kompensimin për personat e zhdukur, atëherë supozohet se Kosova përmes mekanizmave të brendshëm do të rregullonte kompensimin e secilit person. Nëse Serbia pranon këtë kompensim, atëherë i bie se pranon përgjegjësinë për të zhdukurit. Për këtë arsye, nuk e dimë se sa mund të ndodhë kjo”, thotë Shala.
Megjithatë Shala thotë se Kosova aktualisht nuk mund ta bëjë padinë për gjenocid ndaj Serbisë, pasi që Konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukja me force është ratifikuar nga Serbia në vitin 2011, dhe Kosova nuk është palë nënshkruese e kësaj konvente.
“Konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukja me force është ratifikuar nga Serbia në vitin 2011. Po kjo konventë në nenin 35.2. ka përcaktuar se obligimet për shteteve palë ndaj komitetit përkitazi personat e zhdukur me forcë aplikohet vetëm për rastet pas ratifikimit të marrëveshjes. Për këtë arsye, këto obligime nuk aplikohen në raport me rastet e të zhdukurve në luftën e fundit në Kosovë. Po ashtu, për faktin se Kosova nuk është palë nënshkruese e kësaj konvente, në përputhje me nenin 42.1. të kësaj konvente, nuk ka mundësi që ta padisë Serbinë për shkelje të këtyre detyrimeve”, thotë ai.
Sipas tij, përtej kompensimit, familjarëve e të zhdukurve duhet tu mundësohet që të kenë informacione, ku qenësore është identifikimi dhe gjetja e familjarëve të tyre.
“Në anën tjetër, duhet theksuar se përtej kompensimit, familjarëve të të zhdukurve duhet tu mundësohet që ata të kenë informacione mbi familjarët e tyre, ku qenësore është identifikimi dhe gjetja e familjarëve të tyre të cilët janë zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë”, përfundoj Shala.
Ditë më parë ka reaguar edhe shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ku ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për tekstin e deklaratës në lidhje me personat e pagjetur.
Borrell tha se të dyja palët janë zotuar për planin evropian si dhe për aneksin, teksa shtoi se pret nga ta t’i respektojnë detyrimet që u takojnë në mënyrë që zbatimi të fillojë sa më shpejt.
“Marrëveshja që ata arritën për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur gjatë takimit të djeshëm të kryenegociatorëve është hapi i parë. Ne do ta miratojmë atë në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë që do të mbledh”, ka shkruar Borell në Twitter. /Pleurat Salihu/Arbresh.info/
KFOR kryen patrullime në disa komuna të Kosovës: Këto aktivi...
U hodh molotov e gaz lotsjellës, përfundon protesta e PD’së ...
Presidentja takohet me mërgatën në Zvicër
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në...
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...