Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që Kosova ta arrij vetë liberalizimin e vizave. Një deklarim të tillë Minxhozi e bëri në një intervistë në Radio Dukagjini, tek sa po komentonte kërkesën e presidenti Hashim Thaqit, që Shqipëria t’i pajisë qytetarët e Kosovës me pasaporta shqiptare.
“Është e vërtetë si një kërkesë, e cila ka qenë e artikuluar edhe më parë, por kësaj radhe u artikulua edhe më me forcë. Tani është një kërkesë e presidentit, që do të shikohet, por ashtu siç e potencoi edhe zotëri Meta, ne duhet të bëjmë q’është e mundur që Kosova të marri vet liberalizimin e vizave”, tha Minxhozi.
Më tej ambasadori Minxhozi, foli edhe për takimin mes dy qeverive shqiptare që do të mbahet me 27 nëntor në qytetin e Korçës.
“Për të bërë ato gjëra që nuk janë bërë mirë deri tani, do të ketë fokus kryesor ekonominë. Me gëzim do të thoja që, si vjet shkëmbimet ekonomike e tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë një rritje në krahasim me vitin e kaluar. Viti 2016 ka qenë viti më i vështirë do të thoja, ndërsa viti 2017 është një vit më i mbarë, ka një histori më të mirë dhe shpresoj që do të jetë një trampolinë shumë e fuqishme për të pasur më shumë shkëmbime në vitin 2018”, theksoi Minxhozi.
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, gjatë vizitë së tij dy ditore në Kosovë do të ketë takime me krerët e lartë të shtetit të Kosovës, disa nga partitë politike, e po ashtu do të vizitoi kompleksin memorial “ Adem Jashari” në Prekaz e “ Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata