Sot kur edhe pritet të jepet fjala përfundimtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin e katër deputetëve të lëvizjes Vetëvendosje të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, deputetja Albulena Haxhiu ka thënë për arbresh.info se fjala përfundimtare mund të jepe sot por mund të jepet edhe brenda tri dite. Kjo për shkak se siç tha ajo është në diskrecionin e gjyqtarit.
“Për momentin jam në gjykatë. Nuk e di sot është fjala përfundimtare, mundet sot, mundet brenda tri dite. Jo nuk dihet për shkak se është në diskrecionin e gjyqtarit”, ka thënë ajo.
Në seancën e fundit kishte dëshmuar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, kurse nuk kishte shkuar për të dëshmuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Katër deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.
Dy ditë më parë gjykata ua ka vazhduar paraburgimin Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupit./arbresh.info/
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro