Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka refuzuar të deklarohet para gazetarëve pas dështimit të seancës kontituive të Kuvendit.
Pas daljes nga objekti i Kuvendit, ai është pyetur nëse janë të gatshëm të bëjnë kompromis për zgjedhjen e Kryeparlamentarit, mirëpo ai nuk është deklaruar.
Ai është përcjellë nga gazetarët deri në Kryeministri, mirëpo nuk e ka thënë asnjë fjalë.
Ndryshe, kjo është seanca e katërt që po dështon për konstituimin e Kuvendit. VV ka propozuar për kryeparlamentare Albulena Haxhiun në seancën e së shtunës, mirëpo ajo ka dështuar të zgjidhet në mungesë të votave.
Nga 61 sa i nevojiten, ajo në dy votime ka marrë vetëm 57.
Deputetët e LDK-së kanë votuar kundër, ata të Nismës kanë abstenuar, teksa PDK dhe AAK nuk kanë marrë pjesë fare në procesin e votimit.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?