Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka folur për bashkëpunimin me Nismën për Kosovën në procesin e konstituimit të Kuvendit.
“Ne kemi mbajtur mbledhje me Nismën dhe do të vazhdojmë të mbajmë takime të tjera. Gjatë këtyre takimeve kemi pasur disa diskutime dhe do të vazhdojmë të jemi të hapur për debat. Po ashtu, i kemi bërë ftesë opozitës për një bashkëpunim më të gjerë sa i përket konstituimit,” tha Gashi.
Ajo gjithashtu tregoi nëse mund të ketë bashkëpunim konkret mes VV-së dhe Nismës për këtë proces.
“Jemi duke diskutuar për të proceduar tutje me Nismën. Albulena Haxhiu është kandidate nga partia jonë dhe në këtë rast do të vazhdojmë të mbështesim zgjedhjen e një gruaje adekuate,” përfundoi Gashi.
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...