Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, në Blic Interview, është shprehur optimistë që do të ndodhë koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Unë pi dëgjoj disa njerëz që po thonë që më shpejt jeni pajtuar për program sesa për pozita, por nuk është ashtu. Ne kemi negociuar për program rreth dy muaj, kurse për pozita i kemi pasur dy takime”, ka thënë Osmani.
Osmani ka pasur një porosi për aktivistët e LDK-së dhe VV-së, që mos të bien pre e provokimeve nga jashtë, për ta akuzuar njëra-tjetrën.
“Ka mospajtime për ndonjë detaj, por cka është me rëndësi është që vullneti për me arritë këtë koalicion eksizton. Unë jam shumë optimiste që koalicioni do të ndodhë. është e rëndësishme që të gjithë, e sidomos aktivistët që mos të bien pre e provokimeve nga jashtë për ta prishur këtë koalicion”, ka shtuar ajo.
Portieri i Nantes “ndihmon” bashkëlojtarët për të ndërprerë ...
Nesër deklaratat hyrëse në rastin ndaj Thaçit e të tjerëve p...
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5
AAK shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
Integrimi në BE dhe anëtarësimi në KiE, temë diskutimi mes K...