Pas takimit me grupin parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), deputeti Besian Mustafa ka folur para mediave edhe për spekulimet rreth emrit të Glauk Konjufca si kandidat i mundshëm për president.
Mustafa theksoi se deri më tani nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare për këtë post.
“Vetëvendosje nuk ka ndërmarrë asnjë veprim të tillë për Glauk Konjufcën”, deklaroi ai, duke shtuar se nuk mund të komentojë mbi çështje për të cilat nuk ka propozim formal.
“Nuk mund të përgjigjem përderisa nuk kemi një kandidaturë zyrtare”, u shpreh Mustafa.
Sipas tij, zgjedhja e presidentit nuk mund të bëhet pa përfshirjen e partisë në pushtet, ndërsa theksoi se deri tani nuk është propozuar asnjë emër nga ana e tyre.
“LDK ka vetëm 15 deputetë dhe e vetme nuk mund t’i sigurojë 30 nënshkrimet e nevojshme. Partia në pushtet nuk ka propozuar asnjë emër deri më tani dhe nuk ka ende një marrëveshje politike”, përfundoi ai.
Jasir Asani është larguar nga Irani pas ngjarjeve të fundit:...
Kancelari gjerman pritet të takohet me Trumpin
Si e arsyetoi Gjykata vendimin që tre të dyshuarit që u kapë...
Forcimi i ligjshmërisë së komunave, Krasniqi nënshkruan rreg...
Kosova dhe Luksemburgu drejt thellimit të bashkëpunimit në m...
Slogane nacionaliste vendosen në objektin e Ambasadës së Kos...