Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se ngërçi politik që ka kapluar Kuvendin e Kosovës nuk është emri që u propozua për kryetar të këtij institucioni.
I pyetur se nëse VV-ja mendon të tërheqë Albulena Haxhiun për kandidate të Kuvendit, Peci shprehet se Haxhiu nuk është problemi në këtë bllokadë.
“Ne si koalicion, si fitues e kemi të sigurt emrin, të drejtën ekskluzive për të propozuar emrin. Këtë të drejtë ia ka dhënë këtë drejtë Vetëvendosje, dhe Gjykata Kushtetuese e ka gjykuar që as partia e dytë, as e treta, e as krejt bashkë me e pasë të drejtën të nominimit të nominimit për kryetar. Nëse sot atyre nuk iu pëlqen Albulena Haxhiu, atëherë nesër neve mundet të mos na pëlqej kandidatë të tjerë të partive opozitare që nominohen për kandidat për kryetar të Kuvendit”.
“Nuk është problem Albulena Haxhiu, ma vonë kanë thënë që nuk e votoj Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën, ka pasur zëra të tillë, në ndërkohë u zgjerua lista”, tha Peci në emisionin “DPT te Fidani”.
Irani kërcënon me bllokimin e një prej kalimeve më të rëndës...
Zëri i kulturës kosovare dëgjohet në botë, kori “Siparantum”...
Gjendet i vdekur një person në Pejë, policia jep detaje
Tirana qendër e diplomacisë rajonale, të hënën zhvillohet Mi...
Vinicius ka një kërkesë të fundit për Real Madridin para se ...
Sulmi ndaj senatorëve amerikanë, Trump: Një dhunë kaq e tmer...