Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani është përgjigjur nëse do ta mbante fotografinë e presidentit Hashim Thaçi në zyre, po të zgjedhet kryeministre.
Osmani ka thënë se sipas Ligjit, fotografia e Presidentit të vendit kërkohet të jetë e pranishme të objektin e Qeverisë, por nuk përmendet zyra e Kryeministrit.
Ajo thotë se fotografia mund të vendoset diku në ndërtesë, por assesi në zyrën e saj.
“Absolutisht jo në zyrën time. Nuk ka nevojë me ligj të mbahet. Por unë shpresoj se nuk do ta kemi për shumë gjatë Thaçin, por një president apo presidente tjetër”, është shprehur Osmani në emisionin “Pressing”.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...