Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka koalicion me Nismën për Kosovën, në nivel qendror.
Mirëpo, ata nuk dihet nëse do shkojnë së bashku edhe në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.
Në një prononcimi për Indeksonline, zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se kjo çështje është në kompetencën e degëve të AAK-së dhe NISMA-s.
“Çështja e koalicioneve të AAK-së, në nivelin lokal të zgjedhjeve që mbahen në tetor, është në diskrecionin dhe kompetencën e Degëve të AAK-së, e jo e nivelit qendror”, ka thënë Nitaj.
Sipas tij, ata vlerësojnë dhe mund të vendosin nëse do shkojnë vetë apo me ndonjë parti tjetër politike.
“Udhëheqjet lokale të AAK-së, vlerësojnë dhe mund të vendosin si dhe nëse do të shkojnë vetëm apo së bashku me ndonjë parti në zgjedhjet lokale”, ka shtuar ai./
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin