Një zyrtar i Komunës së Gjakovës është sulmuar fzikisht para komunës sot.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 16:10.
“Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të objektit komunal në Gjakovë është raportuar për një incident fizik, ku një zyrtar komunal është sulmuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. Zyrtari në fjalë ka pranuar trajtim mjekësor dhe, sipas raporteve mjekësore, ka pësuar lëndime të lehta trupore,” ka deklaruar Elezaj.
Sipas Policisë, nga hetimet fillestare rasti nuk ka prapavijë politike, por dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet palëve.
Aktualisht, i dyshuari është në kërkim, ndërsa hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në media është raportuar se zyrtari është nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, i cili është edhe kandidat për asamble komunale në zgjedhjet e 12 tetorit./Arbresh.info/
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...