Agjencia e Kosovës për Akreditim ka njoftuar se është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), pas përjashtimit që i ishte bërë në vitin 2018.
Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri në detyrë, Albin Kurti i cili tha se rikthimi i kësaj agjenciae në këtë organizatë evropianë ka ndodhur me qeverisjen e tij, shkruan Arbresh.info.
“Në vitin 2018, nën qeverinë e PAN-it, Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) vendosi ta përjashtojë nga anëtarësia Agjencinë e Akreditimit të Kosovës. 7 vite më vonë, me qeverisjen tonë, kjo agjenci rikthehet si anëtare me të drejta të plota në këtë organizëm evropian.”, ka shkruar ai.
“Jemi të përkushtuar dhe angazhuar plotësisht për t’u përafruar me standartet më të larta evropiane në arsim dhe ofrimin e kushteve të përshtatshme studentëve tanë që të kenë sukses në jetën e tyre akademike.”, shtoi mes të tjerash Kurti.
Reagim pati edhe nga ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila e quajti lajm të madh për Kosovën./Arbresh.info/
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...