Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se grupi multi-etnik mbështet Glauk Konjufcën si mandatar të dytë për Kryeministër.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Kosovës i duhet sa më parë formimi i Qeverisë. shkruan Arbresh.info
“Në emër të grupit multi-etnik dua të përshëndes dhe njëherit shpreh mbështetjen për vendimin dhe lëvizjen e Kryeministrit Kurti, Kryetarti të LVV, Albin Kurti në drejtim të zhbllokimit dhe krijimit të instituciove, përkatësisht Qeverisë së Kosovës. Si grup multi-etnik kemi mbështetur edhe Kryeministrin Albin Kurti si mandatar, duke e pasur parasysh jo vetëm bashkëpunimin e kaluar por edhe rezultatin zgjedhor, sikurse kemi po aq përvojë të mirë me ish-Kryeparlamentarin Konjufca, të cilit i urojmë sukses”.
“Kosovës i duhet sa më parë formimi i Qeverisë dhe kësisoj marrja e shumë vendimeve të rëndësishme siç është Buxheti i vendit, i RTK-së dhe komunave përkatëse”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë