Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas refuzimit të certifikimit të Listës Serbe, për pjesëmarrje në garën e zgjedhjeve të parakohshme.
Në një postim në Facebook, Hargreaves u shpreh se veprime të tilla kërcënojnë të shkatërrojnë reputacionin e Kosovës si një demokraci multi-etnike, shkruan Arbresh.info
“Jam seriozisht i shqetësuar për përpjekjen e fundit nga aktorët politikë për të penguar Listën Serbe të marrë pjesë në proceset zgjedhore. Veprime të tilla kërcënojnë të shkatërrojnë reputacionin e fituar me mund të Kosovës si një demokraci multietnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë.”, ka shkruar ai.
“Shpresoj që Paneli i Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore do ta vlerësojë përsëri kërkesën e Listës Serbe për certifikim sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës” deklaroi Hargreaves./Arbresh.info
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku