Java e tretë e çdo nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor. Statistikat e policisë tregojnë se numri i të vdekurve në aksidentet rrugore ka shënuar rritje.
Sipas ekspertëve të fushës, ndër shkaqet kryesore mbeten shpejtësia dhe pakujdesia. Organet e rendit vazhdojnë të bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në trafik.
Përgjatë këtij viti, 97 qytetarë kanë vdekur si pasojë e aksidenteve rrugore, shifër më e lartë krahasuar me 83 viktimat e vitit të kaluar. Në kuadër të ditës ndërkombëtare të viktimave në trafik, policia ka nisur fushatë vetëdijesuese si për ngasësit ashtu edhe për këmbësorët.
“Sot fillon java e aktiviteteve për përkujtimin e viktimave të trafikut rrugor. Është një javë globale, një aktivitet global, gjatë së cilës çdo vit, në javën e tretë të nëntorit, shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore. Së bashku me partnerët vendorë, përpiqemi sadopak që përmes fushatave vetëdijesuese dhe aktiviteteve të përbashkëta të ndërgjegjësojmë audiencën dhe pjesëmarrësit në trafik për rëndësinë e sigurisë rrugore. Vazhdojmë të lobojmë dhe të përcjellim mesazhin që të mos bëhemi pjesë e statistikave,” tha Sara Fusha, koordinatore e fushatës.
“Edhe aktivitetet tashmë 10-vjeçare, sa i përket Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor, kanë qenë pjesë e pothuajse të gjitha ngjarjeve, takimeve, hapjeve, ligjëratave dhe pjesëmarrjeve në terren, përfshirë edhe pikat e kontrollit me zyrtarët policorë. Kjo tregon ndikimin e drejtpërdrejtë që ka trafiku rrugor tek pjesëmarrësit në të. Edhe këtë herë do të mundohemi që, përmes aktiviteteve të planifikuara nga sot deri të dielën, të jemi pjesë e këtyre veprimtarive me qëllimin e vetëm që të kujdesemi që siguria në rrugë të jetë në nivel sa më të kënaqshëm,” tha Jeton Rexhepi, nënkolonel në Policinë e Kosovës.
Kjo ditë duhet të mos jetë vetëm përkujtimore, por një moment për ta forcuar kulturën e sigurisë rrugore për të shpëtuar jetë.
Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Urban do të shënohet me fushatën ku gjatë tërë javës do të ketë aktivitete ndërgjegjësimi./rtk
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...