Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), ka njoftuar se ka zbarkuar në Kosovë Njësia Policore e Specializuar Rezervë, e përbërë prej 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR).
Sipas njoftimit të EULEX-it të 14 marsit, njësinë Policore e Specializuar Rezervë të EULEX-it e përbëjnë pjesëtarë nga Portugalia, Franca dhe Italia, e cila vjen në Kosovë për të përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NjPS).
“Xhandarët, portugezë dhe francezë të Njësisë Rezervë të Policisë tonë të Specializuar arritën sot në Kosovë”, ka njoftuar EULEX.
Më 14 mars EULEX ka njoftuar se NjPS-ja Rezervë do të mbështesë EULEX-in për përmbushjen e detyrave të tij, përfshirë si reagues i dytë i sigurisë i Kosovës nëse është e nevojshme, duke pasur parasysh mjedisin e sigurisë.
Zbarkimi i NjPS-së Rezervë dëshmon vendosmërinë e EULEX-it për të vazhduar mbështetjen e stabilitetit të Kosovës dhe për të kontribuar për sigurinë e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë. /arbresh.info/
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...
Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Po...