Sindikata e punëtoreve te KRM “Pastrimi” , ka reaguar pas nënshkrimit të kontratës 1.5 milionë nga Komuna e Prishtinës.
Kjo Sindikatë thotë se pa u plotësuar katër kërkesat e saj për 900 punëtorë të Pastrimit, nuk do të ndalen protestat, raporton Arbresh.info.
“Njoftojnë opinionin publik se ndonëse është nënshkruar një kontratë shtesë për shërbime sipërfaqësore në vlerë prej 1.5 milionë euro, kjo nuk është zgjidhje e kërkesave tona thelbësore dhe nuk e ndalon përshkallëzimin e grevës”, thuhet në reagim.
Sindikata tregonë gjashtë kërkesat themelore të saj, duke bërë të ditur se pa përmbushjen e këtyre kërkesave, greva do vazhdojë
“Theksojmë se kërkesat tona mbeten të qarta dhe të panegociueshme:1. Pagesa e borxhit pesë mujor që Komuna e Prishtinës i ka KRM “Pastrimi”, e cila është jetike për pagat e rreth 900 punëtorëve dhe për funksionimin normal të ndërmarrjes.2. Nënshkrimi urgjent i kontratës bazike për shërbimet e rregullta të grumbullimit të mbeturinave në Komunën e Prishtinës. 3. Zgjidhja e statusit të ndërmarrjes, përmes një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe afatgjate që garanton mbështetje institucionale dhe financiare”, janë tre kërkesat e para të Sindikatës.
Kërkesa e katërt është ndërprerja e kontratave me operatorë privatë që ofrojnë shërbime paralele, të cilat po e dëmtojnë funksionimin dhe të ardhurat e ndërmarrjes publike.
Si dhe kërkesa e pestë konsultimi i detyrueshëm me KRM “Pastrimi” për çdo vendim që prek fushën e operimit të saj në territorin e Prishtinës, dhe e gjashta është respektimi i dinjitetit dhe të drejtave të punëtorëve, dhe trajtimin me përgjegjësi institucionale.
“Pa përmbushjen e këtyre kërkesave, greva vazhdon. Asnjë zgjidhje e pjesshme nuk do të ndalë veprimet tona. Ne jemi të vendosur të mbrojmë interesin publik, dinjitetin e punëtorëve dhe qëndrueshmërinë e ndërmarrjes publike”, thuhet në reagimin e Sindikatës së KRM “Pastrimi”./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore