Policia e Kosovës ka njoftuar se shoferi i automjetit BMW, L. M. (20), është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Pavarësisht rasteve të shpeshta të aksidenteve kësisoj, drejtues të Komunës kanë thënë të martën se nuk janë përgjegjës për sigurinë në trafik, dhe për këtë drejtojnë gishtin kah policia.
“Shenjëzimi horizontal e vertikal bëhet në bashkëpunim edhe me Policinë, për t’u siguruar që janë në pajtim me ligjin. Por siguria në trafik është kryekëput përgjegjësi e policisë”, ka thënë shkurt për gazetën, zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazlia.
Ndërkaq Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë nëntë muajve të këtij viti ka pasur 90 aksidente me fatalitet, në të cilat kanë vdekur 17 këmbësorë, 35 shoferë dhe 38 pasagjerë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...