Nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (KSHPK), shkruan arbresh.info.
Po ashtu brenda 24 orëve të fundit sipas IKSHPK-së janë infektuar 571 persona, ndërsa janë shëruar 727 .
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.351 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 571 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv “, thuhet në raportin 24-orësh të IKSHPK-së./arbresh.info/
Njoftimit:
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...