Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ditës së sotme, pas njoftimit të IHMK-së, se pritet të ketë reshje shiu e shkarkime rrufesh.
Nga komuna kanë kërkuar kujdes gjatë qarkullimit, teksa kanë bërë thirrje që qytetarëve të mos qëndrojnë pranë pemëve, objekteve të larta e ndonjë shtylle.
Njoftimi i plotë:
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që sot, e mërkurë, me datën 05.07.2023, do të ketë mot me vranësira.
⛈️ Vranësirat, sipas institutit gjatë ditës do të intensifikohen duke u shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh të cilat do të përcillen me erëra të forta.
Një mot i tillë po parashihet të mbajë edhe të enjten dhe të premtën.
Andaj ju lutemi të keni kujdes gjatë qarkullimit, mos qëndroni pranë një peme ose afër ndonjë shtylle. Qëndroni larg objekteve të larta.
Ju lutemi të keni kujdes të shtuar dhe të paraqitni çdo problem apo shqetësim në numrat e telefonit pa pagesë ?0800 1 22 33 dhe 0800 1 22 44!

Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...