Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se përhapja e opinionit se në Kosovë mund të ketë luftë, nuk na sjell dobi.
Ai u shpreh se një kompani amerikane që planifikon të hap degë në Kosovë është shprehur e shqetësuar pas këtyre lajmeve.
“Përhapja e opinionit, në mediat globale, që në Kosovë mund të ketë luftë, nuk ja sjell asnjë dobi Kosovës. Kompani të interesuara për investime në Kosovë, në mesin e tyre një kompani amerikane që planifikon të hap degë në Kosovë, në muajt në vijim, më kanë kontaktuar në ditët e fundit, të shqetësuara nga ajo që kanë lexuar”, ka shkruar ai.
Tutje, Rukiqi tha se Kosova edhe pa këto deklarata, ka një imazh siç u shpreh ai të vendit të konfliktit dhe të rrezikut të lartë politik, prandaj sipas tij, nuk është e dobishme që ta ushqejmë edhe më tutje këtë percepcion./arbresh.info/
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...