Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas marrëveshjes që Kosova e nënshkroi me SHBA-në në Washington, marrëveshjen 236 milionë dollarëshe me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
Osmani shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gjithnjë pranë Kosovës.
Sipas saj, ky investim do të garanatojë po ashtu një të ardhme energjetike ku gratë do të kenë rol kyç dhe do të jenë kontribuese aktive në adresimin e sfidave të së ardhmes në fushën e energjisë.
Postimi i plotë i saj:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithnjë pranë Kosovës.
Në Kongresin e SHBA-ve, në prani të një numri të madh të miqve të Kosovës, u mbajt ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në për Progamin e Kompaktit. Kjo marrëveshje, në shumë prej 236.7 milion dollarë, përbën investimin më të madh në sektorin e energjisë në Kosovë pas disa dekadash.
Këto projekte do të kontribuojnë në garantimin e stabilitetit dhe fleksibilitetit të sistemit energjetik të Kosovës gjersa përgatitemi për tranzicionin energjetik dhe integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
Ky investim do të garanatojë po ashtu një të ardhme energjetike ku gratë do të kenë rol kyç dhe do të jenë kontribuese aktive në adresimin e sfidave të së ardhmes në fushën e energjisë.
Kjo marrëveshje konfirmoi edhe njëherë atë që dihet tashmë botërisht, partneritetin e jashtëzakonshëm e unik në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Faleminderit të gjithëve për punën e jashtëzakonshme./arbresh.info/
Sveçla jep detaje për Ligjin për të Huajt e atë për Automjet...
Kurti mirëpriti grupin e alpinistëve që do të ngjisin majën ...
Valë tërmetesh me epiqendër në rajonin e Korçës, banorët të ...
Hargreaves: NATO-ja është kyçe për të ardhmen e Kosovës
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua