Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se kjo ministri ka realizuar planin e punës në përqindje prej 77 për qind.
Mehaj theksoi se Ushtria e Republikës së Kosovës është e gatshme ta mbroj çdo cep të territorit.
“Ju njoftoj që Ministria e Mbrojtjes, ka realizuar planin e punës në përqindje prej 77%. Pra, gjatë periudhës janar-qershor 2022, janë realizuar 106 aktivitete nga 137 të planifikuara. Megjithatë, ne do të punojmë që efikasiteti të rritet edhe më shumë”, ka thënë Mehaj.
“Sa i përket transparencës dhe llogaridhënies, ne mbetemi të përkushtuar që atë ta ngritim në nivelin më të lartë. Ministria e Mbrojtjes do të jetë e hapur për publikun për çdo gjë që lejohet të ketë çasje publiku, përjashto informatat e klasifikuara”, shtoi ai.
“Ushtrinë e Republikës së Kosovës, do ta përgatisim dhe forcojmë çdo ditë, ajo është e gatshme ta mbroj çdo cep të territorit të Republikës. Ngritja e ushtrisë sonë në nivel të ushtrive të vendeve të NATO-së është mision i yni që do ta përmbushim patjetër”./arbresh.info/
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...