“Kosova është e përgatitur të qëndrojë kundër një sulmi të mundshëm nga Serbia pasi përkeqësimi i grindjeve me minoritetin serb mund të rezultojë në një konflikt të ri të armatosur”, tha kryeministri Albin Kurti sot në një intervistë për Reuters.
Kurti ka përsëritur përsëri deklaratat e tij rreth mundësisë së fillimit të një lufte në Kosovë.
Një deklarim të tillë e ka bërë për gazetën për gazetën italiane “La Repubblica”, të hënën, ku ka deklaruar se rreziku për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë është i lartë. Madje, ai tha që do të ishte “i papërgjegjshëm” nëse do të thoshte të kundërtën.
“Nuk duhet të përjashtojmë që këto politika agresive të Beogradit mund të shndërrohen edhe në një sulm kundër Kosovës në një mënyrë apo tjetrën. Ne jemi vigjilentë, por jo të frikësuar. Nuk po them se do të na sulmojnë këtë javë ose në vijim, por do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme të përjashtohej…mundësia e rritjes së tensioneve dhe konflikteve të reja”, tha Kurti për Reuters, transmeton arbresh.info
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...
KQZ-ja publikon shpenzimet e subjekteve politike për tremujo...
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NAT...
Dhunë në familje në Malishevë, lëndohen dy policë gjatë arre...