Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë pas rrëzimit të një lisi në lagjen “Pejton” të Prishtinës.
E lënduara është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në QKUK.
Mjeku kujdestar, Ejup Govori njoftoi se 30-vjeçarja ka lëndime serioze në ekstremitet e poshtme dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Gjendja e saj është stabile, pra është jashtë rrezikut për jetë, por ka lëndime serioze në ekstremitet e poshtme. Ende nuk kemi raport të detajuar por dyshohet për frakturë”.
Tutje ai tregoi se e lënduara ka edhe dhimbje të shpinës dhe dyshohet se mund të ketë lëndime të unazës.
Tashmë trupin e pajetë të burrit që vdiq e ka marrë Mjekësia Ligjore, ndërkohë që Zjarrfikësit po pastrojnë vendin./indeks
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme
Skandali Epstein, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të kryemi...
Drejtori i Policisë së Shqipërisë: Po e godasim trafikimin e...
Karateistja shqiptare, Lanika Rexhepi shpallet nënkampione e...
Luizi e analizon shtëpinë ku qëndroi për më shumë se tre mua...