Policia Rajonale e Ferizajt në orën 02:00 të mëngjesit ka pranuar informacion se në fshatin Greme të Ferizajt dyshohet se disa persona ishin duke zhvilluar aktivitte joligjore, duke luajtur bixhoz.
Njësitet policore menjëher janë nisur në drejtim të këtoj lokacioni, ku kanë hasur në 13 persona duke luajtur bixhoz.
“Me këtë rast, policia i ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur: një pako me 2061 çipa që konvertohen në shuma të caktuara të parave dhe 20 palë letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat më pas janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.
“Pasi janë kontrolluar të gjithë personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj pronari i lokalit S.M ( M/K) i moshës 35 vjeçar është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për veprën ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, ndërsa personat tjerë janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/
Kurti priti në takim Komandantin e KFOR-it, flasin për situa...
Kusari-Lila takime me drejtues të ATK-së e Doganës së Kosovë...
Kurti: Demonstratat e vitit 1981, ndër ngjarjet kyçe në hist...
Gjendet Alush Kastrati, 80 vjeçari që ishte zhdukur tash e k...
“Mbyllja e TikTok, kufizim i lirisë së shprehjes dhe shtypit...
FIFA ul buxhetin për Botërorin 2026 me mbi 100 milionë dolla...