Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në cilësinë e kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael i ka dërguar një kërkesë kryeministrit Kurti që të inicojë dhe të sjellë në Kuvend për ratifikim disa marrëveshe ndërshtetërore mes Kosovës dhe Izraelit.
Hoti në kërkesën dërguar kryeministrit Kurti ia ka përkujtuar që njohja e Kosovës nga Izraeli ndodhi pas nënshkrimit të marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë në kohën sa ishte kryeministër
“Në cilësinë e kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, dërgova kërkesën për përkrahjen, inicimin dhe sjelljen në Kuvendin e Republikës së Kosovës për ratifikim të disa marrëveshjeve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Izraelit”.
Hoti ka propozuar ndër të tjera që dy parlamentet të ratifikojnë lëvizjen pa viza për qytetarët e dy vendeve./arbresh.info/
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...