Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit që ndodhën sot në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, skenat e sotme në Kuvend ishin të papranueshme për një Parlament.
Ai përmes një postimi në Twitter i ka dalë në mbrojtje edhe ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Rohde i ka konsideruar të papranueshme sulmet ndaj ministres Gërvalla.
“Skenat e sotme në Kuvend ishin të papranueshme për një Parlament. Unë gjithashtu i konsideroj të papranueshme sulmet personale kundër ministres Gërvalla”, ka shkruar Rohde në Twitter./arbresh.info/
Today’s scenes in the Assembly were unbecoming for a Parliament. I also find the personal attacks against FM Gervalla unacceptable.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) May 6, 2021
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...
Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosov...
Videoja pak para sulmit në Turqi, publikohen pamjet nga sjel...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
Klubi i njohur anglez synon ta emërojë Mourinhon si trajner ...
Haxhiu pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pr...