Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka uruar sot konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar suksese institucioneve të dala nga Legjislatura e X-të.
Në një postim në Facebook, ajo shprehu urimet për Kuvendin dhe Qeverinë e re të Kosovës.
“Rrugëtim të mbarë dhe shumë suksese Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën e X-të dhe Qeverisë së re!”, ka shkruar Spiropali.
Ajo përcolli urime të përzemërta për kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për kryeministrin Albin Kurti dhe për zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, duke theksuar përgjegjësinë e tyre në shërbim të qytetarëve dhe në forcimin e mëtejshëm të shtetit demokratik të Kosovës.
Spiropali theksoi se Kosova është pjesë e pandashme e zemrës kombëtare dhe e horizontit të përbashkët evropian, duke shtuar se Shqipëria do të qëndrojë pranë Kosovës me mbështetje të sinqertë dhe të palëkundur për sigurinë, institucionet dhe rrugëtimin drejt familjes euroatlantike.
Në fund, ajo uroi që ky kapitull i ri institucional të jetë në shërbim të paqes, zhvillimit dhe dinjitetit të qytetarëve të Kosovës./Arbresh.info
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre