Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka mbajtur konferencë për media pas mbylljes së vendvotimeve.
Në fjalën e tij, ai tha se në bazë të një exit- poll-i të realizuar nga LDK-ja, prin VV-ja me 34%, shkruan Arbresh.info.
“Të dhënat preliminare që na vijnë nga komisionerët në terren tregojnë që ato përkojnë me të dhënat që kemi publikuar nga Exit Poll-i i Lidhjes Demokratike e Kosovës. Exit Poll-i më i madh që është realizuar ndonjëherë në Kosovë me 18 mijë respodentë ku rezulton që VV ka 34%, Lidhja Demokratike e Kosovës 24%, PDK 22%”, tha ai.
Mustafa theksoi se ka një rritje të LDK-së në krahasim em zgjedhjet e kaluara./Arbresh.info/
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai