Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë pjesë në tubimin elektoral për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 9 nëntor.
Teksa foli për pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet nacionale dhe ato lokale, Kurti vlerësoi se Hajrulla Çeku është kandidati më i mirë jo vetëm nga Vetëvendosja por nga të gjitha partitë.
“Kemi garuar rregullisht në Prishtinë ku e kemi pasur mbështetjen tuaj, por kandidat më të mirë jo veç nga Lëvizja Vetëvendosje por nga çdo parti politike najherë ku janë mbajtë zgjedhjet në Prishtinë, si Hajrulla Çeku nuk ka pas”, u shpreh Kurti.
Ai foli edhe për profesionalizmin e Çekut në rolet dhe funksionet që ka pasur në karrierën e tij.
“Hajrullahu e ka profesionin zhvillimin dhe qeverisjen lokale, e ka edhe përvojën e shoqërisë civile me organizata të ndryshme kryesisht me atë “Ec ma ndryshe”, përveq kësaj, Hajrullahu është deputet shumë i përgjegjshëm i Kuvendit të Kosovës, por është edhe ministër i shkëlqyshëm i Kulturës, Rinisë edhe Sportit. Në çdo rol e funksion që ka pasur, çdo etapë të jetës së tij, në çdo fazë të ngritjes profesionale, gjithmonë ka shkëlqyer. Prandaj, le të bëhemi krejt na bashkë, le ta bëjmë Hajrullahun kryetar për të mirën e qytetarëve, ashtu që të gjithë etapat dhe fazat e mëhershme le t’i rikuptimësojmë si përgatitje për atë që na pret”, tha kryeministri në detyrë./Arbreshinfo/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...