Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me propozimin e Zyrës së Prokurorit Special për dënimin e katër figurave udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçi, ish-president i Republikës së Kosovës; Kadri Veseli, ish-kryetar i Kuvendit; Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit; dhe Rexhep Selimi, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.
Sipas Kryesisë së ASHAK-ut, ky proces duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të garantojë respektimin e të drejtave të njeriut, ashtu siç përcaktohen në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Akademia vlerëson se çdo shmangie nga këto standarde mund të përbëjë ndikim politik, duke cenuar legjitimitetin dhe paanshmërinë e procesit gjyqësor.
“Kryesia e ASHAK-ut kundërshton çdo përpjekje për relativizimin e gjenocidit serb mbi popullatën civile në Kosovë. Lufta e UÇK-së dhe sakrificat e shqiptarëve për lirinë e Kosovës janë pjesë e historisë së dokumentuar dhe nuk mund të mohohen ose të keqinterpretohen për çfarëdo qëllimesh të tjera. Çdo përpjekje për të stigmatizuar luftën çlirimtare përmes interpretimeve të njëanshme, paraqet një kërcënim ndaj kujtesës historike dhe drejtësisë kolektive të popullit të Kosovës”, thuhet më tej në reagimin e ASHAK.
Ky institucion gjithashtu kundërshton çdo përpjekje për relativizimin e gjenocidit serb mbi popullatën civile në Kosovë. Në deklaratë thuhet se lufta e UÇK-së dhe sakrificat e shqiptarëve për lirinë e Kosovës janë pjesë e historisë së dokumentuar dhe nuk mund të mohohen apo të keqinterpretohen për qëllime të tjera. Akademia vlerëson se çdo përpjekje për stigmatizimin e luftës çlirimtare përmes interpretimeve të njëanshme përbën kërcënim ndaj kujtesës historike dhe drejtësisë kolektive të popullit të Kosovës.
“Kryesia e ASHAK-ut propozon që institucionet e Kosovës të ndërtojnë mekanizma të pavarur për monitorimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Gjykata Speciale, duke siguruar transparencë, llogaridhënie dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të drejtësisë. Kjo do të kontribuonte për mbrojtjen e të drejtave të individëve të përfshirë në proces, por edhe për ruajtjen e vlerave historike të luftës së popullit të Kosovës”, thotë ASHAK.
Në përfundim, Kryesia e Akademisë së Shkencave vlerëson se një qasje e tillë është jetike për funksionimin e institucioneve demokratike të Kosovës, për ruajtjen e kujtesës historike dhe për forcimin e sundimit të ligjit. Akademia shpreh gatishmërinë për të ofruar ekspertizën e saj në ndërtimin e mekanizmave monitorues dhe në realizimin e analizave shkencore, me synim që çdo proces gjyqësor të zhvillohet me drejtësi, paanshmëri dhe respekt për vlerat historike dhe qytetare të vendit.
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...
“O Klod a të kam burrë?”, Elijona i shkon në sht...
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...
Policia interviston 14 të dyshuar për manipulim të votave në...