82 deputetë të Kuvendit të Kosovës, kryesisht nga grupet parlamentare të koalicionit qeveritar, kanë kërkuar kushte më të mira të punës gjatë seancave të Kuvendit.
Duke iu referuar gjendjes së krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe rrezikshmërisë së jetës së deputetëve, mbështetur në nenin 41 të Rregullores së Kuvendit, 82 deputetë të pozitës kanë nënshkruar një kërkesë, të cilën ia kanë dërguar kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe Kryesisë së Kuvendit.
Ndër tjera ata kërkojnë krijimin e kushteve për punë normale brenda sallës në seanca plenare, në të kundërtën thonë që do të kërkojnë përgjegjësi institucionale.
KALLXO.com ka siguruar këtë kërkesë në të cilën shihen emrat, por mungojnë firmat edhe të shtatë deputetëve të grupeve parlamentare të koalicionit qeveritar dhe atyre të pavarur.
“Kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit që t’i drejtohet organeve përgjegjëse të sigurisë për marrjen e veprimeve të nevojshme për krijimin e kushteve për punë normale në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me detyrat dhe përgjegjësite e tyre kushtetuese dhe ligjore. Në të kundërtën ne kërkojmë përgjegjësi institucionale”, thuhet në kërkesën e deputetëve nënshkrues”, thuhet në kërkesë.
Në mesin e deputetëve të pozitës të cilët nuk e kanë nënshkruar kërkesën janë: Rrustem Mustafa, Nait Hasani Vjosa Osmani, Teuta Sahatqija, Margarita Kadriu e Gëzim Kelmendi.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...