Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, e ka kritikuar kryetarin aktual Shpejtim Bulliqin për zhvatje, nepotizëm dhe punësime partiake.
Veliu shkruan se këtij pushteti që u instalua përmes rrugës dhe këtij kryetari abuziv, shpejt u doli boja.
Postimi i plotë:
Erdhën në pushtet duke proklamuar qeverisje pa korrupsion, pa nepotizëm, pa krime me tendera e punësime publike. E dinin dhe i njihnin kush janë ata që po premtonin, por ua besuan pushtetin. Mirëpo, shpejt u bindën se e tëra ishte rrenë dhe mashtrim.
Ende pa u ulë në “fron”, kreu i mashtruesve të LVV-së në Podujevë, nisi zbatimin e programit qeverisës korruptiv, përmes zhvatjes, nepotizmit dhe punësimeve partiake.
Përveç kësaj, kreu i mashtruesve në Komunën e Podujevës, nisi fushatën e egër të spastrimeve brenda administratës komunale. Strategjia që zbatoi nga dita e parë ishte ajo e frikësimit, presionit dhe kërcënimit në forma të ndryshme të largimit nga vendi i punës.
Diskriminimi vazhdoi përmes ndërrimit të vendeve të punës për punëtorët e administratës, duke i ulë në pozita. Kryetari aksidental e bëri këtë si formë presioni ndaj shërbyesve civilë, që të dorëzohen dhe ta lëshojnë punën. Të gjitha këto i bëri në mënyrë të kundërligjshme. Dëshmi për këtë janë vendimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, i cili i shpalli të paligjshme vendimet e kryetarit të Komunës.
Qeverisjes abuzuese të kryetarit aksidental nuk i rrezistuan as bashkëpunëtorët e tij në ekzekutiv, duke u dorëhequr nga pozitat e drejtorëve.
Këtij pushteti që u instalua përmes rrugës dhe këtij kryetari abuziv, shpejt u doli boja.
Jo që nuk bënë asgjë të mirë për komunën dhe qytetarët e saj, por që nga dita e parë qeverisën me platormën e abuzimit me shërbyesit civilë dhe mashtrimit të qytetarëve.
Kryetarit mashtrues dhe abuzues duhet t’i thuhet ndal./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...