Në moshën 84 vjeçare më 23 mars ndërroi jetë ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright, raporton arbresh.info.
Albbright është gjendur popullit të Kosovës në momentet më të vështira, dhe në nderim të jetës dhe veprës së saj disa qytetarë kanë filluar të dërgojnë lule tek busti i saj që gjendet në Prishtinë.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, vlerësohet si një prej personave që ka shtyrë përpara vendimin që aleanca e NATO-s të ndërhynte në Kosovë, ndërhyrje që çoi në çlirimin e Kosovës.
Ajo kishte thënë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte bërë “në emër të lirisë”.
Ish-presidenti Bill Clinton, që e kishte emëruar Albrightin në postin e sekretares, tha se bota ka humbur shumë me vdekjen e saj./arbresh.info/

Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”