Pesë viktima të reja nga sëmundja COVID-19 janë regjistruar të shtunën (1 maj) në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se janë shënuar edhe 187 raste të reja me koronavirusin e ri, bazuar në 2.944 mostra të testuara.
Më së shumti persona pozitivë në Covid-19 kanë dalë në Prishtinë: gjithsej 42 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit nga sëmundja janë shëruar edhe 456 pacientë.
Sipas IKSHPK’së, raste aktive aktualisht janë 8.567.
Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë shënuar në mars të vitit 2020. Që nga ajo kohë janë regjistruar gjithsej 105.375 të infektuar, prej të cilëve 94.630 janë shëruar ndërsa 2.178 kanë vdekur.
Tensionet në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i naftës në Kosov...
Liverpooli bën një ofertë të majme për të nënshkruar me ylli...
Zelensky: Mundësia për ndryshim në Iran duhet të shfrytëzohe...
Pas Haxhiut, Peleshi takohet me Osmanin
Të paktën 555 të vrarë në Iran nga sulmet SHBA-Izrael
Sekuestrohen 5 armë dhe municion në Pejë, policia nis raste ...