Në kuadër të vizitës dy ditore në Austri, Kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Peter Umundum, Drejtor i Parcelave dhe Logjistikës së Postës së Austrisë dhe anëtar i Bordit të Postës së Austrisë, njëherit President i Forumit Ekonomik të Vjenës (Vienna Economic Forum).
Sektori Postar në Austri përbën model të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve në hap me zhvillimim teknologjik dhe performacës së lartë në besueshmëri.
Pasi dha një prezantim mbi funksionimin dhe organizimin e brendshëm të Postës së Austrisë, Umundum shprehu interesimin e tij për bashkëpunim me Kosovën në këtë fushë, duke ofruar përvojat dhe njohuritë e Postës së Austrisë.
U bisedua për rritjen që ka përjetuar sektori postar gjatë pandemisë, në veçanti shërbimet elektronike dhe përfitimet nga kjo përvojë në avancimin e mëtutjeshëm të shërbimeve postare.
Kryeministri Kurti tha se zhvillimi i këtij sektori në Kosovë është komponent shumë i rëndësishëm i infrastrukturës socio-ekonomike të vendit, dhe si i tillë e ka vëmendjen e plotë të qeverisë së Republikës së Kosovës.
Posta e Kosovës ka nevojë për modernizim të shërbimeve aktuale por edhe prezantim të shërbimeve të reja. Në këtë drejtim, Posta e Austrisë mund të shërbej si model, u shpreh kryeministri Kurti.
Në takim, gjithashtu u diskutua për mundësinë e themelimit të një qendre postare të Postës së Austrisë për Evropën Qëndrore në Republikën e Kosovës./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...