Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë tha se Kosova është e gatshme të pranojë rreth pesë mijë refugjatë ukrainas, shkruan arbresh.info.
“Sot po bëhen dy javë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, që përveç se fatal për mijëra ukrainas tashmë ka shënuar mbi dy milionë refugjatë. Republika jonë sikurse në rastin e krizës humanitare në Afganistan ka treguar bujari duke shprehur gatishmërinë për pranimin e deri në 5 mijë refugjatëve nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ndërkaq kemi ndarë 150 mijë euro për pranimin e 20 gazetarëve ukrainas”, tha Kurti.
Tutje Kurti tha se popujt e Evropës më shumë se kurrë kanë treguar se janë të bashkuar ndaj çdo agresori.
“Popujt e Evropës kurrë nuk kanë qenë më të bashkuar përball një agresori të vetëm e në mbrojtjëje të demokracisë së të gjithëve. Jemi dëshmuar edhe vjet për humanizmin tonë para disa muajve patëm pranuar 1mijë e 400 refugjatë nga Afganistani dhe rreth 300 prej tyre janë ende në Ferizaj”, deklaroi Kurti./arbresh.info/
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu