Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka shprehur ngushëllime për vdekje e ish-ushtarit të UÇK-së, Agron Haradinaj.
Në lamtumirën e fundit të veteranit, Klinaku tha se e ka përjetuar rëndë vdekjen e shokut tij.
Sipas tij, kjo nuk është vetëm humbje e familjes Haradinaj por e tërë popullit.
“E përjetuam rëndë ndarjen nga ne të shokut të bashkëluftëtarit Agron Haradinaj, kjo është një humbje madhe jo vetëm për familje por edhe për ne të gjithë, sepse ai asnjëherë nuk i kishte takuar vetëm familjes. Për shkak se fatin e vet e kishte ndarë në familjen e vet populli”, tha Klinaku.
Megjithëkëtë, Klinaku e ngre lartë imazhin e të ndjerin, duke thënë se familjarisht kanë qenë tërë jetën në shërbim të atdheut.
“Agroni tërë jetën e tij e kishte në shërbim të atdheut dhe nuk ka se si të mos jetë kështu sepse angazhimin për vendin e tij së bashku me Nasimin por edhe familjarisht e kishte trashëguar nga babai Ismaijli, para luftës si i burgosur politikë më i riu në moshë në Jogusllavinë e atëhershme. Gjatë luftës së UCK-së, ndër luftëtarët më të zot të saj, ndërsa pas luftës me kontribut të madh në shtet ndërtim”, tha ai.
Ndryshe, Agron Haradinaj ka vdekur pas një sëmundje të rëndë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...