Policia e Kosovës, Drejtoria kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në vazhdën e hetimeve lidhur me rastin e ndodhur më datë 30.04.2025, ku në parkingun e QKUK-së në Prishtinë kishte ndodhur një shpërthim në një veturë të tipit Mercedes B-Class, pronë e drejtorit të QKUK-së, ka ndërmarrë veprime të mëtejme operative dhe hetimore në bashkëpunim me organet e drejtësisë.
Sipas njoftimit, më datë 09.09.2025, në zbatim të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, janë realizuar bastisje në tri lokacione – dy në Prishtinë dhe një në fshatin Rimanishtë, shkruan Arbresh.info.
Gjatë kontrollit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar dhe janë sekuestruar prova të shumta materiale si më poshtë:
Prishtinë – Rr. “Fan Noli”
• Një telefon mobil i llojit iPhone 12
• Një laptop Lenovo
• Dokumente të ndryshme
Prishtinë – Rr. “Pavarësia”
• Katër telefona celularë Samsung
• Një telefon celular iPhone 14 Pro Max
• Një palë pranga metalike
• Një radio lidhje Baofeng
• Gjashtë fishekë të armës së shkurtër të kalibrit 9×19 mm
Fshati Rimanishtë
• Një pistoletë e llojit Sig Sauer me një karikator dhe 12 fishekë
• Një armë automatike AK-47 me pesë karikatorë, 99 fishekë dhe një thikë (bajonetë)
• Tri telefona (iPhone dhe Samsung),
• Sasi e konsiderueshme e substancës narkotike (dyshohet për marihuanë), mjete për kultivim dhe përpunim
Gjatë bastisjes në këtë lokacion, është ndërhyrë edhe nga njësia e Antidrogës – DHTN Prishtinë, e cila ka marrë në kompetencë trajtimin e mëtejshëm të rastit për narkotikë./Arbresh.info/

OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...