Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka uruar Papën Leon XIV dhe Kishën Katolike për zgjedhjen e tij si Papë.
Me anë të një postimi në “X”, Kurti theksoi se shpreson që papati i tij të sjellë mëshirë dhe bashkim në kohë të ndryshimeve të mëdha.
“Urime Papa Leo XIV dhe Kishës Katolike për zgjedhjen e tij. Qofsh i bekuar, dhe papati yt sjelltë mëshirë dhe bashkim në kohë të ndryshimeve të mëdha”, ka shkruar ai.
Robert Prevost nga SHBA-ja u bë amerikani i parë papë në histori. Papa i ri, që do të njihet me emrin Leoni XIV, konsiderohet lider me eksperiencë të madhe që ka kaluar të gjithë karrierën në Amerikën Latine dhe ka shërbyer në zyrën e Vatikanit. Pritet të jetë vazhdues i reformave të nisura nga Papa Françesku./Arbresh.info/
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...
Gjendet pa shenja jete 31-vjeçari në Përmet
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës