Prokurorët që kanë aplikuar për avancim në Prokurorinë Speciale, janë intervistuar sot nga Komisioni i themeluar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Anëtarë të këtij Komisioni janë Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, Arian Gashi, anëtar i Këshillit Prokurorial dhe Blerim Isufaj, Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale.
“Në këtë proces për avancim në Prokurorinë Speciale kanë aplikuar gjithsej dhjetë prokurorë, ndërsa në fazën e intervistimit kanë marrë pjesë tetë prej tyre, të cilët janë intervistuar në përputhje të plotë me kriteret, procedurat dhe standardet e përcaktuara me rregulloret në fuqi dhe aktet e tjera nënligjore të KPK-së”, thuhet në njoftim.
“KPK do të njoftojë opinionin publik me kohë lidhur me vendimmarrjen përfundimtare dhe përzgjedhjen e kandidatëve që do të avancohen në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi./Arbresh.info
Si është situata në vendet e Gjirit?
Me një orë vonesë, nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm ...
Kallas: Vdekja e Khameneit moment përcaktues për Iranin
Presidenti i Federatës iraniane tregon se a do të marrin pje...
Tensionet në Lindje, ambasadat evropiane bëjnë thirrje për r...
Kush është në krye të Iranit tani dhe çfarë ndodh më pas?