Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia Rajonale në Gjakovë, ka pranuar informatë se tre të dyshuar në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kishin kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve.
Sipas njoftimit, Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ndërmarr veprime hetimore, gjatë të cilave janë siguruar dëshmi se tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, me qëllim të përfitimit pasuror për vete apo personin tjetër, dyshohet se kanë pranuar ryshfet në shuma të ndryshme parash në disa raste të ndara, si dhe të mira materiale të ndryshme pa pagesë nga pronaret e bizneseve të ndryshëm në komunën e Gjakovës, shkruan Arbresh.info.
Sot janë kontrolluar tri objektet e banimit të personave të dyshuar (dy në Gjakovë dhe një në Pejë) ku janë siguruar prova materiale që ndërlidhen me rastin.
Gjatë kontrollit janë sekuestruara dëshmitë si në vijim:
– para të gatshme 11600 Euro,
– katër (4) telefona mobil
– një ( 1 ) IPOD
– një (1) pasaportë e Republikës se Shqipërisë
– një (1) letërnjoftim i Republikës se Shqipërisë
Tre të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë./Arbresh.info/
“S’dua ta lëshoj bombën” – Çfarë po paralajmëron Ludo për Lo...
Carragher i ashpër me Slot: Nuk ka justifikim nëse Liverpool...
Rama: Shqipëria, nga të parat në Evropë me ligj kundër antis...
OKB ngre alarmin: Autoritetet iraniane po arrestojnë protest...
Hoti: Fajtor për rezultatin e LDK’së në zgjedhje, Kryesia dh...
Kurti diskutojnë ambasadorin britanik, flasin për procesin z...