Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës, e cila ka konfiskuar municion dhe armatim.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se kjo sasi e madhe e armatimit tregon për përmasat e aksionit të planifikuar e të pasojave të parandaluara.
Kreu ekzekutiv ka thënë se Serbia është qartazi e pozicionuar për përshkallëzim të situatës, shkrun Arbresh.info.
Duke shtuar se përveç agresionit që Serbia ka ndërmarrë ndaj Kosovës duke rrëmbyer 3 policët brenda territorit, sipas Kurtit e ka çuar një hap me tutje me organizimin e sulmeve terroriste.
Kryeministri Kurti në fund u shpreh falënderues ndaj Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për punën e tyre, për të ruajtur ligjin, kushtetutën dhe parandalimin e terrorizmit në veri të Kosovës./Arbresh.info/
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...