Policia e rajonit të Prishtinës ka realizuar 76 urdhëresa të gjykatës gjatë javës që kaloi.
Sipas Policisë, 25 prej tyre kanë qenë për vepra penale dhe 51 urdhëresa për seanca, kundërvajtje e verifikime, përcjell Arbresh.info.
“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës që kaloi (21-27 gusht 2023), në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 76 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 25 urdhëresa për vepra penale dhe 51 urdhëresa për seanca, kundërvajtje, verifikime etj.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia bën të ditur se konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa./Arbresh.info.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump