74-vjeçari I.H., ka humbur jetën si pasojë e një vdekjeje natyrale në Ferizaj.
Kanun Veseli, zyrtari i policisë për rajonin e Ferizajt tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë hetimore të Stacionit Policor në Ferizaj për procedurat e mëtejme hetimore.
“Sot, më datë 26.06.2025, rreth orës 10:50, në rrugën “Hamëz Jashari” në Ferizaj, kemi pranuar një informacion se një person ishte i shtrirë në tokë pa ndjenja”.
“Patrulla policore ka reaguar menjëherë duke shkuar në vendngjarje, ndërsa është njoftuar edhe Emergjenca, e cila ka dalë po ashtu në vendin e ngjarjes. Sipas mjekut viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje l, si pasojë e një vdekjeje natyrale. Bazuar në informacionet e deritanishme, viktima është identifikuar I. H, i moshës 74 vjeç”, tha Veseli.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...