Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar me 7 vjet burgim të pandehurin K.P për vepër penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Sipas aktakuzës, i dyshuari me datën 30.06.2025 në lagjen Dardania në Gjakovë ka shkaktuar aksident ku kanë humbur jetën mjeku Mentor Salihi, dhe shoferi i autoambulancës Skofiar Gjin, transmeton Arbresh.info.
“I pandehurit K. P., është gjetur fajtor sepse “me datë 30.06.2022 rreth orës 12:05 minuta në lagjen Dardania në Gjakovë, saktësisht përball marketit “E.”, nga pakujdesia rrezikon trafikun publik edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se me një veprim të tillë të do vjen deri te pasoja e ndaluar, lehtas e ka marrë se gjerë tek ajo nuk do të vjen apo në momentin e duhur do t’i shmanget dhe me këtë i’u shkakton vdekjen tani të ndjerëve M. S. dhe S. G., në atë mënyrë që derisa i pandehuri K. P., ishte duke drejtuar automjetin e tipit VW Golf, me targa ..-…-.., fillon të bëjë kthim të pasigurt nga ana e djathtë në të majtë e drejtimit të lëvizjes së tij, duke i’a marrë përparësinë e lëvizjes automjetit të tipit “Opel” me targa …-..-.. (autoambulancës së QKMF-së në Gjakovë), e cila vinte nga drejtimi i Pejës për në Gjakovë me drita vezulluese dhe alarmin sinjalizues, ashtu që në pamundësi që t’i shmanget aksidentit, automjeti i ambulancës me pjesën e parë e godet veturën e të pandehurit në pjesën anësore të anës së djathtë, me ç ‘rast vetura e të pandehurit gjatë rrokullisjes e godet veturën e tipit “Mercedes 208” me targa ..-…-.. pronë e të dëmtuarit A. D., ndërsa autoambulanca devijon jashtë rrugës dhe e godet veturën e tipit “ Golf 2 “me targa ..-…-.. pronë e të dëmtuarës K. M. si dhe veturën e tipit “Kia Sorento” pronë e të dëmtuarit P. O., ku si pasoj e këtij aksidenti përveç dëmeve materiale, kanë ndërruar jetë S. Gj. me datë 01.07.2022 dhe M. S.me datë 05.07.2022, ndërsa lëndime të rënda trupore pësojnë A. A., Z. D. dhe F. B., të cilët ishin në automjetin e ambulancës, lëndime këto të përshkruara në ekspertizën mjeko.” I pandehuri është obliguar që në emër të shpenzimeve të procedurës të paguaj shumen prej një mijë e shtatëqind (1700) euro dhe koha e kaluar në paraburgim nga data 30 qershor 2022 e deri më datë 21 nëntor 2023, do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar”, thuhet në njoftim.
Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar./Arbresh.info
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK