Osmani uron Pashkët: Solidarizohemi me shumë ukrainas që sot festojnë nën atmosferën e luftës

10:46 | 24 Prill 2022
A Z

Presidentja, Vjosa Osmani ka ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve të gjithë besimtarëve ortodoksë.

Osmani shkruan se, kjo festë është shëmbëllim i solidaritetit, dashurisë dhe shpresës për ditë më të mira, ndaj uroj që në çdo familje të mbretërojë paqja dhe lumturia.

Postimi i plotë:

Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë! Kjo festë është shëmbëllim i solidaritetit, dashurisë dhe shpresës për ditë më të mira, ndaj uroj që në çdo familje të mbretërojë paqja dhe lumturia.
Pashkët janë manifestim i forcës sonë të përbashkët, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresën për të ardhmen.
Fatkeqësisht, shumë besimtarë e kremtojnë këtë festë në një kohë kur paqja dhe liria në kontinentin tonë kërcënohen nga tirani dhe despotë. Andaj, solidarizohemi me shumë ukrainas që festojnë sot nën atmosferën e luftës./arbresh.info/