Ish Kryeministri i Kosovës dhe njëherit deputeti nga radhët e LDK-së Avdullah Hoti ka uruar 7 Marsin-Ditën e Mësuesit.
Hoti përmes një postimi në facebook tha se këtë ditë e kujtonë me dashuri e krenari dhe shpreh falënderim për kontributin e jashtëzakonshëm të çdo mësimdhënësi.
“Kjo ditë feste për mësuesit na bën të kujtojmë të gjitha sakrificat që ata kanë kaluar gjatë historisë së bujshme të popullit shqiptar dhe mbi të gjitha viteve të 90’. Mësuesit tanë nuk u ndalën as para luftës dhe as para kushteve të rënda. Punuan nëpër shtëpi, objekte të ndryshme fetare, lokale dhe pa pagesë që të rinjtë tanë të mos mbeteshin prapa”, ka shkruar Hoti./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...