Qeveria e Republikës së Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime.
Lidhur me këtë, kryeministri Albin Kurti është deklaruar përmes një postimi në Facebook.
Ai njofton se pas mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive Kosovë-Shqipëri, me hapa të sigurtë po ecim drejt realizimit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Mbrëmë në mbledhjen e 87-të të Qeverisë, miratuam vendime për dy marrëveshje, dy projekte madhore zhvillimore.
Për njërën do të kërkohet ratifikimi në Kuvendin e Republikës, për tjetrën autorizimi i Presidentes për nënshkrimin e të njëjtës.
Pas mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive Kosovë-Shqipëri, me hapa të sigurtë po ecim drejt realizimit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë. Me ratifikim në Kuvend, do të përcaktohet procedura, do të ndahet kostoja, ashtu që hekurudha të realizohet.
Ndërkaq, pas negociatave të suksesshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), do të kërkohet autorizimi nga Presidentja, për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, për investimin më të madh ndonjëherë në fushën e energjisë./arbresh.info/
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...